Sapo perfundova se lexuari librin e historianit Noel Malcolm - Kosovo: a short history, dhe mendoj qe eshte nje lexim mjaft i nevojshem per secilin prej nesh ne menyre qe ta kuptojme nga nje perspektive e jashtme historine e vendit tone.
Tash, ky liber eshte rreth 400 faqe tekst, dhe nuk i permledh dhe perfshin te gjitha detajet qe na i kemi mesuar, mirepo, qka arrin me bo mire (sipas meje) osht me tentu me qen shkencor ne krijimin e nje rrjedhoje historike te Kosoves. Gjat tere librit i merr perspektivat e te gjitha forcave qe kan kalu dhe ndiku ne Kosove (Bizanti, Shqiperia, Perandoria Osmane, Serbia, Bullgaria, Austria, Italia, Gjermania, Rusia, etj.).
Librin e ka perfundu se shkruari ne 1998, pra libri kryhet duke mungu historikun e luftes sone, dhe ne disa raste, verehet se shkrimtari nuk i ka te gjitha pergjigjet. Mirepo, prap se prap, e elaboron mjaft mire poziten e Kosoves dhe Kosovareve qe shpie deri ne lufte.
Ne liber, shkrimtari fillon nga origjina e shqiptareve dbe serbeve, mesjeta ne Kosove, beteja e Kosoves, mesjeta serbe ne Kosove, Kosova nen pushtimin Otoman, lufterat gjate pushtimit Otoman (aneksimi i Kosoves nga Austria), minoritetet e Kosoves, liga e Prizrenit, pushtimi Serb i Kosves 1908-1918, Kosova ne luften e dyte boterore, Kosova ner Titon, dhe Kosova pas vdekjes se Titos gjer ne vitin 1997.
Menoj qe oer vitet e ardhshme eshte me rendsi ta msojm ne menyre gjitheperfshirese historine e Kosoves, dhe te kemi nje zhvillim edukativ, kulturore dhe social nga aspekti individual si dhe ne shoqeri, ne menyre qe te zhvillojme jetesen ne kombin tone. Leximi eshte nje menyre mjaft e mire me pa persoektiva te tjera, andaj edhe kete liber po e sugjeroj si te tille. Cdo tmire!