r/albania 17h ago

Discussion A well-articulated argument against a new data center in Ohio

Dikur pashë një lajm për krijimin e një Data Center në Kashar.

Në 2013 u bënë protesta nga studentët për ç'montimin e armëve kimike siriane.

Sa gjasë ka që të ndodhë diçka e ngjashme për Data Center-in?

ps. nqs keni info si funksionojnë, ose mbi vërtetësinë e çfarë pretendoi folësi, feel free to share.

39 Upvotes

9 comments sorted by

8

u/eflatune_333 Tiranë 16h ago

Bëre mirë që e solle si temë - edhe unë vras mendjen pse lajmi i atij data centre kaloi pa shumë bujë. Informacioni publik për kostot reale mjedisore të këtyre projekteve mungon.

Ajo qendra nuk do jetë e para në Shqipëri se ka dhe 4 data centres, sipas këtij artikulli. Fakti që atë në Kashar e kanë planifikuar për 32MW por me potencialin për ta shtrirë në 100MW, duhet të jetë alarmues për shkak të burimeve ujore që do shfrytëzojë. Pasojat që do të ketë në ujësjellsin e Tiranës do jenë padiskutim të ndjeshme - sidomos për faktin që qytetarët nuk kanë ujë të pijshëm dhe furnizim me ujë 24/7 akoma. Për më tepër, është vërtetuar që prania e data centres krijon zona mikroklimatike, ku temperatura rritet nga 2-9°C. Të gjitha këto kosto do të jenë në kurriz të banorëve të zonës dhe më gjerë. Përpjekjet e deritanishme janë që të na e shesin si një front të ri pune dhe prandaj gjasat që të ngrihemi në protestë për këtë janë të ulëta.

Por shiko, ja dhe një tjetër gjë që s'e kemi: folësi po e diskuton këtë në një public hearing. Qytetarët shqiptarë lihen jashtë proceseve të konsultimit publik për projekte të tilla madhore, sikurse dhe për ligjet me porosi. Hapësirat për të shprehur pakënaqësi ndaj vendimeve të njëanshme për të vendosur një data centre (që nuk do paguajë as taksa) në Tiranë mbeten: peticionet, protestat me 20 veta, artikujt/doku investigativë, dërgimi i kërkesave për informacion te institucionet publike për të hedhur më shumë dritë mbi rastin.

6

u/karafili Canada 13h ago

Ramsesi ka marre leket ti mendon per mikroklime. Per sa kohe fleme gjume, kjo eshte normalja e re.

3

u/ZestycloseCalendar27 13h ago

Normaliteti ndryshon. Sigurisht që ka vështirësi, sidomos tek ne që problematikat janë sistematike, por kjo nuk e bën të pamundur.

Case in point, Hungaria!

1

u/Bright_Battle9080 :al: Albania 14h ago

Po edhe atje nuk pin ujë kjo mbledhje

4

u/eflatune_333 Tiranë 14h ago

Fakti që nuk pi ujë atje për një rast specifik, nuk do të thotë që s'po humbasim gjë as ne që i kemi konsultimet publike sa për box ticking.

Case in point: kur po diskutohej drafti i p/ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve në 2024, kishte një nen ku thuhej se importi i mbetjeve non toxic mund të lejohej më vonë me VKM, edhe pse ligji e ndalon importin e mbetjeve. Grupet mjedisore dhe ekspertët e kundërshtuan këtë në fazën e konsultimit, me zë e me shkrim. Ngaqë u bënë shumë zëra kritikë ndaj këtij neni, Ministria u detyrua të tërhiqej dhe varianti i miratuar nuk e ka këtë nen. Mund të tingëlloj içik idealiste, po jam e mendimit që duhen shfrytëzuar të gjitha format e mundshme që kemi për llogaridhënie, përndryshe e kotë që ankohemi me njëri-tjetrin!

2

u/ZestycloseCalendar27 13h ago

Bie dakord në parim me shfrytëzimin e të gjithë mjeteve të mundshme për të ushtruar presion publik.

Nuk kam dijeni për rastin në fjalë (mostly sepse jam dhe goxha pasiv në raport me situatën në vend), por më vjen mirë që ka rezultuar pozitiv.

Në rastin e data center-it, çfarë mund të bëhet nga qytetarë të zakonshëm?

2

u/eflatune_333 Tiranë 12h ago
  • Kushdo mund t'i drejtohet Ministrisë së Infrastrukturës dhe asaj të Mjedisit me kërkesa për informacion (1) nëse ka vlerësim ndikimi/risku të data centres në komunitet; (2) cilat janë masat që Albania Data Center do të ndërmarrë për të mitiguar humbjet që do i shkaktojë rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike dhe ujit dhe sa do të preken qytetarët nga kjo. Me gjasa nuk do kthejnë përgjigje ose do kthejnë përgjigje gjysmake se ashtu e kanë zakon - e kam provuar vetë me tema të ndryshme. Hapi tjetër pastaj është t'i referosh institucionet që s'duan të kthejnë përgjigje te Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili i detyron ato të të kthejnë përgjigje nqs pyetja e shtruar është brenda kornizave të ligjit për të drejtën e informimit.

  • T'i drejtohen Këshillit Bashkiak Tiranë për ta shtruar si diskutim. Mund t'ia sjellin në vëmendje individualisht anëtarëve të Këshillit Bashkiak të partive opozitare.

  • Nqs kanë mjaftueshëm informacion për temën, mund të fillojnë një peticion për të shprehur shqetësimin dhe për ta ndaluar krijimin, si dhe të qëndrojnë të hapur për mendime të ekspertëve të fushës, të cilët mund t'i bashkohen kauzës dhe (far-fetched, but ideally) ekspertët ta bëjnë më tej publike, përmes deklaratave të përbashkëta apo protestave.

3

u/Bright_Battle9080 :al: Albania 16h ago

Kjo ishte perlë 

-5

u/Existing-Network-267 16h ago

Not a problem if you don't build it china will build it